Alban Bushi do largohet në fund të këtyre eliminatoreve nga drejtimi i Shqipërisë U21. Kuqezinjtë e vegjël kaën dhe dy ndeshje në grup në muajin qesrshor, ndaj Anglisë atje dhe në fushën tonë ndaj Kosovës.

Bushi dhe kuqezinjtë e vegjël nuk e arritën objektivin kryesor për këto eliminatore që ishte vendi i dytë, ndaj duket se ka ardhur momenti që ish-sulmuesi të largohet nga Shpresat.

Lajmi bëhet i ditur për Albania Team nga një burim i besueshëm brenda FSHF-së, ndërsa zyrtarizimi do të vijë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Kosovën.

Por kush do të jetë trajneri i ri i Shpresave tona? Po sipas burimit në fjalë, trajneri i ri do të jetë italiani Giancarlo Camolese, i cili momentalisht mban postin e drejtorit teknik në Kombëtaren tonë.

61-vjecari ka një marrëdhënie të shkëlqyer me kreun e FSHF-së, Armand Duka, gjë që e tregon dhe bashkëpunimi i tyre disa vjecar, pasi sic e thamë më siper italiani mban një post me rëndësi sic është ai i drejtorit teknik.

Përsa i përket karrierës si trajner, Camolese ka drejtuar disa ekipe por nuk është se ka pasur ndonjë sukses të madh. Ekipi i fundit që ka drejtuar ka qenë Chiasso në Zvicër në sezonin 2015-2016.