Ndeshja Vllaznia- Partizani eshte ende e fresket ne kujtesen e shkodraneve, per vete emocionet qe u dhuroi, por normalisht me se shumti per kualifikimin ne finale te Kupes se Shqiperise.

Nderkohe stafi teknik i ekipit shkodran ka verifikuar edhe te dhenat fizike te futbollisteve ne kete takim, duke iu referuar sistemit GPS qe ata po perdorin.

Dhe te dhenat e tij jane vertete fantastike per disa prej lojtareve. Spikat mbi te gjithe Ardit Krymi i cili eshte vertete “motori” i kesaj skuadre. Numri 6 i kuqebluve ka vrapuar ne 120 minutat e kesaj ndeshje plot 14.7 km.

Nje distance kjo e denje edhe per kampionatet me te njohura te Europes dhe ky padyshim qe eshte nje tregues i rolit shume te rendesishem qe ky lojtar ka te Vllaznia.

Pas Krymit, i dyti per nga distanca e vrapimit eshte sulmuesi Ante Aralica i cili ka vrapuar 13.9 km, ndersa i treti mesohet te jete Fjoart Jonuzi me 13.6 km./SHKODRA-SPORT.COM/