Pas ndeshjeve gjysmefinale te Kupes, neser do te nisin ndeshjet e javes se 29-te te Kategorise Superiore dhe padyshim qe priten sfida interesante. Gara vazhdon te jete e forte si per skuadrat qe kerkojne te sigurojne Europen, ashtu edhe per ato te fundit te renditjes qe duan t’i largohen zones play-out.

Gazetari i njohur sportiv Elvis Rexha, duke folur ne emisionin “Sport Magazine” ne Ora News, eshte shprehur se te favorizuar per te siguruar Europen permes kampionatit jane Laçi e Partizani, duke anashkaluar Kukesin e Vllaznine.

“Fakti qe ne finale te Kupes se Shqiperise kane dale Laçi e Vllaznia, e ben me interesante edhe garen ne kampionat. Kjo sepse aludimet e ndryshme per kompromise apo llogari te ndryshme, besoj se nuk kane vend kete here.

Kjo sepse Laçi qe ne pamje te pare duket se ka pozita komode, por duhet ta dije se rivale te forta do te kete dy skuadra si Partizani e Kukesi qe nuk jane shume larg ne renditje. Per me teper qe keto skuadra do te ndeshen me njera- tjetren ne javet e ardhshme.

Te pakten ashtu si e shoh une, Laçi dhe Partizani jane skuadrat me te pjekura dhe do jene ato qe do te shkojne ne Europe nga kampionati”- eshte shprehur gazetari Rexha ne prononcimin e tij gjate ketij emisioni televiziv./SHKODRA-SPORT.COM/