Ronaldo kthehet në shtëpi, tashmë është zyrtare. Fenomeni bleu 90% të Cruzeiro, klubi që e lançoi për publikun e gjerë në vitin 1993. Së bashku me sipërmarrës të tjerë, ish-sulmuesi synon të shlyejë borxhet e klubit, por edhe të forcojë skuadrën në funksion të sezonit të ri.

Ronaldo tashmë zotëron Real Valladolid në Spanjë dhe ka një pakicë të aksioneve në Fort Lauderdale Strikers në SHBA. Nënshkrimi u bë më 8 prill, por njoftimi zyrtar mbërriti vetëm sot, shoqëruar me fjalët e Ronaldos:

“Ne vazhdojmë të synojmë për një periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kemi disa fronte për të trajtuar dhe e dimë se nap ret një punë e vështirë, por tani kemi besimin për ta bërë Cruzeiron të funksionojë dhe të japë rezultate.

Jam i nderuar që jam në gjendje të drejtoj procesin e rindërtimit të klubit. Tifozëve dua t’u them se ne nuk do të ndalemi derisa të zbatojmë gjerësisht një etikë dhe model menaxherial efikas që çon në suksesin sportiv”.