Vllaznia e volejbollit te meshkujve i ka dhene fund kampionatit te sivjetem duke u ndalur ne gjysmefinale. Pasditen e sotme ajo eshte mundur edhe ne ndeshjen e dyte nga Tirana, me te njejtin rezultat 0-3.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte dominuar nga bardheblute. Ata e fituan setin e pare ne shifrat 25-18, ndersa ne te dytin ne fakt pati me shume rivalitet.

Ka qene Vllaznia ajo qe ka udhehequr vazhdimisht deri tek pika e 18-te, por me pas dorezohet dhe jane miqte nga kryeqyteti qe e kthejne rezultatin ne favorin e tyre dhe e fitojne kete set ne shifrat 25-20.

Nderkohe, i treti eshte thjesht nje formalitet per t’u arritur. Tirana, me lojtare edhe te huaj ne perberjen e saj, nuk e ka patur aspak te veshtire ta fitoje ne shifrat 25-14 dhe kesisoj e ka mbyllur krejt ndeshjen me nje fitore te paster.

Vllaznia e mbyll ketu sezonin e saj duke arritur objektivin e vet, renditjen ne mes kater ekipeve me te mira te kampionatit. Me perberjen qe ajo ka patur, kaq kane qene mundesite dhe ata ia kane dale./SHKODRA-SPORT.COM/