Thone qe ne karrieren e nje futbollisti shpeshhere ndikon edhe fati. Por ka edhe prej atyre qe kane marre vendimet e gabuara ne zgjedhjet qe kane bere dhe njeri prej tyre eshte edhe futbollisti me origjine shkodrane Herald Marku.

Ai kaloi dy sezone shume te sukseshme te Vllaznia ku u shnderruar ne lider dhe nje lojtar te pazevendesueshem ne formacion. Por me perfundimin e kontrates, ne mendjen e tij pati “turbulenca”. Drejtuesit kuqeblu i ofruan nje kontrate te re, kuptohet me nje page shume me te larte nga sa e kishte patur, por ne adrese te mesfushorit pati edhe oferta te tjera.

Mbi te gjithe e tundoi ajo e Partizanit. Ne vlere financiare, kjo e fundit nuk ka qene shume me e madhe, vetem 700-800 mije leke te vjetra ne muaj, por duket se Heraldi zgjodhi te kuqte, zgjodhi kryeqytetin ku jeton bashke me familjen e tij, para Shkodres ku ndjehej shume i vleresuar.

Dhe zgjedhja i rezultoi e gabuar. Fillimisht ishte trajneri Ilir Daja qe i besoi nje vend ne formacion, por me kalimin e javeve ai perfundoi si zgjedhje e dyte. Me ndryshimin e trajnereve dhe ardhjen e Mehmetit, Marku shpresoi qe gjerat do ishin me ndryshe, por jo.

Ai serish eshte ne stol dhe zhgenjimin me te madh ndoshta ne karrieren e tij duhet ta kete ndiere pasditen e se merkures ne stadiumin “Loro Boriçi” ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes ndaj Vllaznise.

Herald Marku jo vetem nuk u preferua titullar, por e ngriten ne nxemje tre here me shpresen se do ta aktivizonin qofte edhe per gjuajtjet e 11-metershave ne fund (ngaqe njihet si gjuajtes i mire dhe te Vllaznia i ka gjuajtur gjithmone), por ndonese te kuqte bene 5 zevendesime, ai nuk u preferua.

Kjo padyshim qe e zhgenjeu shume dhe i eshte dashur te duroje ndoshta edhe shakate e stolit apo pjestareve te Vllaznise, megjithate nuk kishte se çfare te bente. Po i shkon zgjedhjes se gabuar te bere ne fillim te sezonit deri ne fund dhe ne vere pastaj me siguri qe do te shohe per nje alternative tjeter. Pse jo edhe per nje rikthim te Vllaznia…/SHKODRA-SPORT.COM/