Teuta dhe Vllaznia barazuan sot 1-1 për javën e 29 në Superligë. Sfida u vendos nga golat e Latifit me penallti për miqtë në të 60 minutë, ndërsa për Teutën në “Niko Dovana” realizoi Ivanovic në minutën e 99 të ndeshjes.

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka reaguar në lidhje me arbitrimin e kryesorit Erjon Bastari. Gurishta tregon pasimin e momentit të golit, me tre lojtarët e Teutës që janë në pozicion të dyshimtë për jashtë loje.

“Arsyeja pse nuk anullohet ky gol? Për çdo javë na thoni mos flisni për arbitrimin por shihet qartë që për çdo javë jemi të penalizuar. Mos luani me djersën tonë”, shkruan 26 vjeçari.