Në shtëpinë e Empolit po rriten dy talente kuqezi, Asllani dhe Bajrami, dy lojtarë që shihen si e ardhmja e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë dy nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.

Në fund të këtij sezoni, pritet që tek Empoli të trokasin shumë klube të mëdha me shpresën për të siguruar shërbimet e Asllanit dhe Nedim Bajramit.

Nga Italia, bëjnë me deje se Bajrami është kthyer në prioritetin e Napolit, pasi e konsiderojnë një “xholi” që mund të luaj shumë mirë si trekuartist apo dhe në dy fashat e sulmit në skemën 4-2-3-1.

Në rol përcaktues në këtë tratativë pritet të ketë edhe trajneri i Kombëtares, Edy Reja, i cili si publikisht por edhe privatisht i ka këshilluar presidentin De Laurentiis emrin e Nedim Bajramit.

Empoli e vlerëson Bajramin me 15 milionë euro, shifër që dëshirojnë ta ulin duke përfshirë në negociata kartonin e Lupertos i cili është dhënë nga Napoli tek Empoli në formë huazimi.

Po ashtu edhe shqiptari tjetër i Empolit, Kristjan Asllani pritet të largohet në verë. Deri tani e ndjekin 3 nga gjigantët e Italisë si Juve, Milan dhe Inter, por nuk mbeten pas as Napoli me Lazion.