Diego Longo në “fije të perit”. Trajneri i afruar me bujë te Kukësi erdhi me objektivin e njëjtë, titullin kampion. Italiani fillimisht bëri mirë duke qenë një nga teknikët më të pëlqyer të Superiores.

Por, më vonë skuadra e tij pati oshilacione dhe tanimë rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Europë. Verilindorët gjenden në vendin e tretë me 45 pikë, 3 më shumë se Partizani i vendit të katërt. Presidenti Safet Gjici ka vënë ultimatum, pjesëmarrjen në Europë.

Në të kundërt, pozicioni i Diego Longos në krye të pankinës kuksiane do të rishikohet. Kujtojmë që këtë javë që lamë pas, Kukësi u mposht nga Kastrioti me rezultatin 1-0. Veprimet e trajnerit italian në pankinë kanë surprizuar jo pak të pranishmit, teksa godiste me këmbë nga nervat shishet e ujit të gjendura pranë tij.

Siç duket Diego Longo e ndjen rrezikun që i kanoset në rast nuk arrin të sigurojë vendin e tretë në Superiore. /newsport/