Sulmuesi 19-vjeçar Eljon Toci arriti që të shënonte tre gola me ekipin e të rinjëve të Fiorentinës ndaj Romës në “Primavera”, në atë fitore me shifrat 5-2.

Kryeqytetasit po kryesojnë kampionatin dhe për këtë arsye golat e Tocit kanë tërhequr vëmendje të madhe. Sulmuesi i cili është pjesë e Shqipërisë U-21, ka pasur edhe thirrje nga Itali.

Gjithçka e zbulon media prestigjoze italiane “Calciomercato” e cila shkruan: “Italia U-19, në fakt ka tentuar ta thërrasë, por ka refuzuar pasi ndërkohë ka mbërritur edhe thirrja e Shqipërisë së tij.

Në fakt, Eljoni është shumë i lidhur me origjinën e tij dhe nuk e ka menduar dy herë të thotë po”. Gjithashtu Calciomercato tregon se debutimi me ekipin e parë të Fiorentinës nuk është larg për këtë sulmues, që po shfaq vlera të mëdha në futbollin e të rinjëve duke treguar diferencën nga shokët e skuadrës.

Toci është një nga shumë talentet shqiptarë që po shkëlqen në Itali dhe ëhtë mjaft premtues për të ardhmen. Mediat lokale e quajne si “Ibrahimovici” i ri.

Elioni debutoi me Shpresat tona në ndeshjet e fundit eliminatore dhe shumë shpejt për të nëse debuton në Serie A mund t’i vijë edhe ftesa nga Reja.