Vllaznia luan të shtunë në 16:45 me Partizanin. Sfida e “Loro Boriçit” vlen për javën e 30 të Superligës, me vendasit që lanë dy pikë në transfertë me Teutën, duke u barazuar 1-1 vetëm në minutën e 98.

Për këtë duel trajneri Elvis Plori do ketë të gatshëm Bulatovic. Mbrojtësi mungoi në Durrës për shkak se plotësoi numrin katër të kartonave të verdhë, teksa malazezi do rimarrë vendin në qendër të mbrojtjes.

Për trajnerin Plori shqetësuese është gjendja e Da Silvës, që vuan një problem fizik. Kujtojmë se Vllaznia është në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa mban edhe vendin e pestë në kampionat me 41 pikë, 4 më pak se zona evropiane.

Si rrjedhoje, ajo do te kerkoje patjeter fitoren te shtunen ndaj Partizanin, per t’u ngjitur fillimisht ne vendin e katert dhe me pas per ta administruar me sukses ecurine e metejshme ne ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit.