Dinamo luan të diel në 16:45 me Teutën. Sfida e javës së 30 në Superligë zhvillohet në “Elbasan Arena”, me skuadrat që janë me 10 pikë diferencë. Blutë të parafundit kanë ndoshta shansin e fundit për mbijetesën, ndërsa kampionët në fuqi duan të shmangin play-off.

Përpara duelit, në konferencë për mediet ka dalë Rodolfo Vanoli, trajneri italian i Dinamos. 59 vjeçari ka treguar gjendjen e skuadrës para ndeshjes së rëndësishme.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Jam besimplotë sepse duke parë sesi skuadra luan, paraqitjet e saj ka pak keqardhje sepse kemi marrë pak nga ajo që ekipi meritonte. Në ndeshjen e fundit me Laçin kemi qenë pothuajse të barabartë, skuadra prodhon, por mungon konkretizimi.

Fati – Nuk dua të flas për mungesën e fatit, sepse këtë gjë e bëjnë vetëm të dobëtit. Duke analizuar këto katër ndeshje, ku kemi luajtur me Tiranën, që nëse nuk do të humbisnim penalltinë do të kishim barazuar. Kundër Laçit mund të kishim barazuar, por u ndëshkuam me një penallti të dyshimtë.

Ekipi është i vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por mungon diçka tjetër për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Ne duhet të shohim veten tonë, duhet të luajmë kundër të gjithëve që të arrijmë për të shpëtuar. Jam i bindur që një rezultat pozitiv, do t’i jepte një shtysë kësaj skuadre.

Teuta – Teutën unë e kam ndjekur duke luajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Është një skuadër solide, e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Filozofia ime është që të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën. Më vjen keq vetëm për djemtë sepse po impenjohen në maksimum. Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë në aspektin fizik dhe mental, do të bëjnë gjithçka që mos të shkurtohet diferenca mes neve dhe atyre.

Sofranac është në dispozicion, por ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe më vjen keq sepse ai mund të bëjë ende më shumë, mund të ndihmojë skuadrën. Kjo është problemi i tij.

Të rinjtë – Unë mund të kuptoj nëse një djalosh i ri mund të gabojë dhe djemtë e rritur të kësaj skuadre duhet të marrin përdore këto djem të ri. Kam bërë të debutoj Mijën, Fejzullanë dhe unë shoh prespektivën e klubit dhe shoh cili e ndjek klubin. Me këtë filozofi unë kam mbërritur këtu për të sjellë këtë ndryshim radikal dhe kështu do të vazhdohet shumë përpara.

Laçi -Të humbasësh kështu me Laçin sigurisht që është keq, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto gjëra, sepse trajneri duhet të shohë skuadrën në përmirësim. Në gjithë këtë proces, kësaj skuadre i mungojnë vetëm pikët”, tha Vanoli.