Dita e sotme do të na sjellë ndeshjen e rradhës të Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Në kuadër të kësaj jave, ekipi shkodran do të jetë mysafir në kryeqytet, ku do të ndeshet me ekipin e Partizanit.

Takimi do të luhet në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Trajneri Damian Bekteshi, pas ndeshjes së fundit, i ka kërkuar ekipit të tij, përqëndrim maksimal në këtë ndeshje të kampionatit, ku synon ta fitojë këtë takim.

Kjo do të thotë se edhe sot në sfidën ndaj Partizanit do të ketë pretendime, teksa lojtarët do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre për këtë sfidë të kampionatit me Partizanin.

Ndeshja Partizani-Vllaznia do të luhet ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke nisur nga ora 18:00.
Maringlen ZHIVANI