Sot u luajt edhe ndeshja e javës së 30-të në Superligë mes Vllaznisë dhe Partizanit. Takimi i zhvilluar në “Loro Boriçi” përfundoi në shifrat 0-0.
“Shkodra Sport” përveç raportimit në kohë reale të ndeshjes sjell për lexuesit edhe disa “pikante” të duelit mes shkodranëve dhe kryeqytetasve.
-Tifozët nuk mungojnë në shkallët e “Loro Boriçit”. Gjithashtu edhe grupimet e tifozëve ultras “Vllaznit” dhe “Guerrils”.
-Ante Aralica shfaqet me “look” të ri. Sulmuesi ka prerë flokët shkurt, fakt që iu bën përshtypje tifozëve që thonë “Do e nisim ushtar”.
-Nuk i kursejnë batutat tifozët shkodranë ku në një gol të Skukës në minutën e 8-të ku ishte i qartë pozicioni jashtë loje i sulmuesit, arbitri Xhaka kërkon konfirmimin e VAR. Në këtë moment mbështetësit kuqeblu thonë: “O arbitër ishte offside i pastër, po na bëni me fiksime”.
-Arbitri Xhaja vërshëllen disa faulla rradhazi ndërsa drejt tij shkojnë fjalët: “E ktheve në basketboll”.
-Tifozët shkodranë të irrituar me altruzimin e tepruar të Aralices. Në një moment ku sulmuesi ishte në një pozicion të mirë për të goditur portën, pason për shokët, por topi i tij shkon shumë larg.
-Aktiv trajneri Plori me udhëzimet e tij, ku shpesh kërkon që ekipi të shtyjë përpara. Disi më i qetë Mehmeti që kërkon qetësi nga të tijët.
-Trajneri Mehmeti “hakërrehet” ndaj Skukes ku i kërkon të kthehet me shpejtësi për të ndihmuar mbrojtjen.
-Tifozët shkodranë vërshëllejnë Plorin, kur ky i fundit vendos të bëjë dy zëvendësime në minutën e 90-të. Duke qenë kështu kundër vendimit të tij në ato minuta.
-Në fund mbyllet 0-0. Barazimi i pestë mes dy ekipeve këtë edicion në 6 ndeshje. Rezultat që duket se nuk i shkon për shtat asnjërit prej ekipeve.
Endri ÇINARI