Kukësi inaguroi ditën e sotme stadiumin e “Kukësi Arena”. Një festë e madhe para dhe gjatë ndeshjes, ndërsa sfida ndaj Laçit u mbyll në barazim 0-0. Pas vërshëllimës së gjyqtarit, shumica e tifozëve të Kukësit vërshuan në fushë edhe pse lojtarët dhe arbitrat nuk ishin larguar ende nga fusha.

Gjatë momentit që gjyqtari Hamiti dhe anësorët ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes, disa tifozë hodhen sende në drejtim të arbitrit kryesor, por për fat të mirë, arbitri nuk pësoi asnjë dëmtim. Një ngjarje e shëmuar në fundin e sfidës që prishi totalisht amtosferën e krijuar gjatë gjithë lojës.

Megjithate gjesti i tifozeve kukesiane qe pushtuan fushen, ishte vertete i shemtuar. Kjo tregon se perpos arsyes se tyre per te festuar ndertimin e ketij stadiumi, nje sjellje e tille nuk eshte ajo e duhura.

Tashme duhet pritur nese invadimi i fushes nga tifozet kukesiane do te jete pjese e Komisionit te Disiplines apo jo. Perderisa eshte goditur arbitri Hamiti, me shume siguri qe kjo mund te ndodhe.
Gjon GJEKA