Abissnet Superiore do të rikthehet të luhet sërish javën e ardhshme. Java e 31-të e kampionatit shqiptar do të luhet në fundjavë dhe është e ndarë në dy ditë, të premten dhe të shtunën.

Ditën e premte, më datë 29 prill do të luhen 3 ndeshjet e para, ndërsa ditën e shtunë do të luhen dy sfidat e mbetura. Laçi-Tirana është sfida e parë hapëse për këtë javë dhe luhet në Laç e do të nisë në orën 16:45.

Bardhebluve u mjafton një pikë në këtë takim për të festuar matematikisht titullin kampion pasi diferenca me Laçin e vendit të dytë është 15 pikë. Në orën 19:45, do të luhen dy ndeshjet e radhës, Partizani-Dinamo në “Elbasan Arena” dhe Teuta-Kukësi, në “Niko Dovana”.

Ditën e shtunë, do të luhen dy takimet mbetura dhe do të nisin në orën 16:45. Kastrioti pret në Kamzë Egnatian, kurse Vllaznia sfidon Skënderbeun në “Loro Boriçi”.

Java e 31-të e Superligës

E premte, 29 prill

Laçi-Tirana Ora 16:45

Partizani-Dinamo Ora 19:45

Teuta-Kukësi Ora 19:45

E shtunë, 30 prill

Kastrioti-Egnatia Ora 16:45

Vllaznia-Skënderbeu Ora 16:45