4 javë përpara fundit, Napoli doli nga gara për titull në Serinë A, një dorë për këtë patën dhe dy talentet shqiptar të Empolit, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Blutë do të bëjnë gjithçka në këtë fund sezonit të mos zbresin më poshtë, të sigurojnë sa më shpejt të jetë e mundur prezencën në Champions.

Në verë, sipas mediave italiane, Napoli pritet të përfshihet në një revolucion të lehtë pasi disa lojtarë kanë bërë gati valixhet për tu larguar. Merkato në hyrje është e lidhur ngushtë me shitjen apo jo të Viktor Ozimhen, një lojtar që mund ti sjell klubit 80-100 milionë euro. Në dalje shihen edhe dy lojtarë të tjerë Fabian Ruiz dhe Lozano.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, në lidhje me merkaton në hyrje, dy janë emrat e parë në listën e dëshirave, dy talentet e Empolit, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Asllani është një mesfushor 20-vjeçar që pëlqehet shumë nga Xhuntoli, por për të interesohet edhe shumë klube të tjera në Serinë A.

Në lidhje me Nedim Bajramin, fantazisti që ndryshojë ndeshjen e fundit, duke dhuruar një paraqitje fantastike, e ardhmja e tij lidhet ngushtë me atë të Lozano, nëse sulmuesi meksikan do të largohet, atëherë Napoli do të paraqitet në dyert e Empolit me një ofertë konkrete.

Në fakt, edhe Edi Reja, fillimisht për Bajramin dhe më pas për Asllanin, ia ka sugjeruar presidentit De Laurentis, dy emra që joshin shumë ekipet në Serinë A pasi bëhet fjalë për lojtarë të rijnë, me pak kosto dhe më shumë perspektivë.