Kastrioti pësoi një humbje të thellë përballë Laçit në trasnfertë me shifrat 4-1, në javën e 33-të të “Abissnet Superiore”. Në një intervistë për “Super Sport”, tekniku i krutanëve, Emiljano Çela, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë disfatë, duke sulmuar dhe disi ashpër lojtarët e tij.

Rotacioni? – Mendoj që si rrjedhojë e rezultatit nuk ka lidhje rotacioni. 11 lojtarët që ishin shot ishin lojtarë që kanë luajtur shpesh në formacionin e parë. Ishte një strategji që na eci me sukses deri në 40 minutat e para. Këta lojtarë duhet të jenë koshient. Sepse ata nuk po respektojnë veten vetë, mua dhe klubin. Është e pakuptimtë që ata të sillen kështu qoftë me veten, qoftë me mu, qoftë me klubin.

Skuadra jashtë parametrave. – Këta lojtarë duhet të kuptojnë diçka. Nëse një futbollistë ka cilësi, duhet grinta dhe shpirti i garës. Pa këto të gjitha cilësitë s’kanë vlerë edhe pastaj je i dobët. Nuk mendoj se është kjo. Mendoj se janë çështje të tjera. Mendoj se shumë shpejt këta lojtarë kanë nisur kontaktet me klubet e tjera.

Kjo është mungesë respekti, që në radhë të parë e bëjnë ndaj vetes, ndaj meje edhe ndaj klubit. Këta duhet të dinë që falë këtij klubi, falë kësaj fanelle, kanë marrë ato dy apo tre telefonata. Janë treguar të vegjël, sepse njeriu duhet edukata e punës. Nëse nuk e respekton atë që të bëri ky që je, kalojmë te mosmirënjohja, gjë që është veti e keqe.