Matko Djarmati ka reaguar per lajmin e Panorama Sport. Diten e sotme, gazeta sportive shkruante se drejtori sportiv i Vllaznise po kerkohet nga Partizani per nje post drejtues.

Megjithate, vete Djarmati ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” u shpreh se eshte i perqendruar vetem tek ekipi shkodran. Sipas drejtorit te Vllaznise, fokusi i vetem i tij, eshte ekipi kuqeblu, teksa kerkon qe sa ma pare te sigurohet Europa.

“Absolutisht, jam i perqendruar te Vllaznia. Kemi kater ndeshje finale per te siguruar Europen. Per momentin, ky eshte fokusi im”,-tha shkurtimisht per “Shkodra Sport”, drejtori sportiv i Vllaznise, Matko Djarmati.

Ne fakt, muaj me pare, perflitej se Djarmati ishte ne negociata edhe me Dinamon, por me pas e pergenjeshtroi po ai vete, teksa duhet thene se kroati ka treguar aftesi te medha ne keto dy vite ne Shkoder.
Maringlen ZHIVANI