Shume diskutime, shume hamendesime nese goli i Çobes mbreme ndaj Kukesit qe i dha fitoren 2-1 Vllaznise, ishte i rregullt apo. Shume pikepyetje per menyren e vendosjes se vizes nga VAR per te percaktuar nese ishte pozicion jashte loje sulmuesi shkodran apo jo.

Nje pergjigje per te gjithe keto pikepyetje ka dhene nje nga emrat me te njohur te arbitrimit shqiptar keto vitet e fundit, tashme ne rolin e moviolistit- Lorenc Jemini.

Gjate emisionit “Procesi sportiv” ai e ka analizuar ne kete menyre momentin e mesiperm: “Sa i takon pozicionit jashte loje, nuk ka me diskutim per kete gje sepse eshte çeshtje teknologjie dhe e ndaj me milimetra tani.

Une nuk merrem me ate çfare thote trajneri i Kukesit. Vijen e VAR-it nuk e bejne njerezit me dore, e ben kompjuteri. Prandaj lojtari i Vllaznise eshte ne pozicion te rregullt sepse e nxjerr kompjuteri. Nuk duhet te kete askush dyshim per kete gje.

Ndoshta dora e sulmuesit te Vllaznise eshte me e avancuar, por nuk quhet ne pozicion jashte- loje. Duhet te jete ajo pjese e trupit me te cilin shenohet gol. Nese drejtuesit e Kukesit mendojne se vija e VAR nuk eshte paralel me vijen e 16-shes, eshte çeshtje e tyre”./SHKODRA-SPORT.COM/