Berat Gjimshiti ka gjetur rrjetën për herë të parë në këtë edicion në Serinë A me fanellën e Atalantës duke shënuar në fundjavë ndaj Specias. Goli në fakt nuk është specialiteti i mbrojtësit, por sa herë që shënon, skuadra e Atalantës ka pse të festojë.

Në total, ai ka shënuar në 6 ndeshje me Atalantën në vitet e tij me këtë skuadër dhe në të gjitha rastet, skuadra zikaltër ka dalë me fitore nga ndeshja. Në një rast, Gjimshiti gjeti dy herë rrjetën ndaj Olimpiakos në Ligën e Europës, duke i dhënë ai fitoren ekipit të tij.

Por jo vetëm me Atalantën, edhe me klubin e Zyrihut ku aktivizohej më parë, statistikat kanë qenë në favor të ekipit të mbrojtësit sa herë që gjente rrjetën. Vetëm në një nga 5 ndeshjet ku ai shënoi me fanellën e Zyrih, sfida u nda barazim, ndërsa katër të tjerat ishin fitore.

Edhe me Shqipërinë, bilanci i Gjimshitit mund të cilësohet mëse pozitiv. Futbollisti ka shënuar vetëm një herë, por ai gol rrallë mund të harrohet, pasi ishte pjesë e fitores 3-0 ndaj Armenisë që kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016.