Partizani humbi 1-2 të shtunë me Tiranën në “Elbasan Arena”. Megjithë disfatën, Demat e Kuq ndajnë vendin e tretë me Vllazninë me 49 pikë, duke qenë përkohësisht në Europë.

Me tre finale nga fundi i sezonit, duket se e ardhmja e skuadrës është në dorë të drejtuesve. Gjithçka nis nga trajneri Mehmeti, me drejtuesit që do duhet të konfirmojnë 42 vjeçarin në stol.

Me arritjen e objektivit dhe me ndeshjet e mira që skuadra ka bërë në drejtim të tij, duket se Mehmeti ka plane afatgjata te të kuqtë. Në rast të konfirmimit, puna e trajnerit do nisë nga ndërtimi i ekipit të ri.

Me tre ndeshje nga fundi, sytë e tifozëve janë nga drejtuesit e Partizanit për të vendosur më së pari për trajnerin./newsport/