Vllaznia mori nje fitore te merituar ndaj Kukesit, megjithate ka ende ndeshje vendimtare perpara. I ketij mendimi eshte trajneri i njohur, Shkelqim Muca, i perhershmi i “Rubrika Sportive” ne RTSH.

Muca ka analizuar gjithcka qe ka pare te shkodranet ne ndeshjet e fundit, teksa u shpreh se kjo fitore ndaj Kukesit ka krijuar nje optimizem te madh tek kuqeblute. Ai theksoi se ne ndeshjen e Kupes, ekipin e trajnerit Elvis Plori e pret nje perballje shume e veshtire ndaj Lacit.

“Vllaznia mori nje fitore te merituar ndaj Kukesit. Megjithate, Vllaznia ka ende ndeshje ne kampionat dhe finalen e Kupes.

Finalja e Kupes eshte e veshtire, sepse eshte 50-50. Megjithate, kjo fitore ka krijuar nje optimizem te madh ne Shkoder dhe keto ndeshjet e fundit, Vllaznia ka filluar te levize me mire.

Ne fillim me Plorin, ishte me e corientuar. Tani, ka filluar skuadra te levize, por prape nuk ka ndonje force te madhe.

Ka nje ndeshje shume te rendesishme, me Tiranen. Eshte ndeshje decizive per Vllaznine kjo ndaj Tiranes”,-tha gjate prononcimit te tij, trajneri Shkelqim Muca.
Maringlen ZHIVANI