Superliga shqiptare e futbollit do luajë të shtunë ndeshjet e javës së 34. Në fushë do zbresin 10 skuadrat, të gjitha në një orar. Nëse më herët sfidat ishin programuar për në orën 17:00, tanimë orari ka ndryshuar.

Në 17:15 do nisin duelet, me FSHF që ka konfirmuar edhe orarin e ri të sfidave. Zhvillimi i ndeshjeve në një orar do jetë për tre javët e fundit të Superligës, për të shmangur çdo kompromis të mundshëm në fundin e sezonit. Janë disa skuadra që luftojnë për zonën play-off dhe atë europiane, me duelet që priten të forta.

E shtunë, 14 maj 2022 – 17:15

Tirana – Vllaznia

Skënderbeu – Laçi

Egnatia – Partizani

Kastrioti – Teuta

Kukësi – Dinamo