Ndërsa Barcelona përgatitet për rinovimin e ekipit, Xavi, i cili do të luajë sezonin e parë të plotë në stolin e klubit katalanas, tashmë ka synuar nevojat e ekipit të tij dhe duket se Miralem Pjanic, aktualisht i huazuar te Besiktas, nuk është pjesë e saj.

Boshnjaku u dërgua në huazim në Turqi verën e kaluar pjesërisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Ronald Koeman, trajnerin e asaj kohe.

Por ai është vendosur të largohet nga katalanasit teksa, Napoli, i cili është kualifikuar në Champions League dëshiron të luftojë për titullin sezonin e ardhshëm, do të kishte shënuar emrin e ish-lojtarit të Juves.