Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani, foli pas humbjes ndaj Vllaznisë në Shkodër, me rezultatin 3-1, teksa deklaroi se tashmë e gjithë vëmendja është te ndeshja e “Play-Out”-it. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Ramadani u shpreh:

“Përqendrimi maksimal është në ndeshjen e “play out”. Prap bëmë një ndeshje të mirë dhamë maksimumin. Vllaznia ka ekip të mirë, do Europën.

Ndryshuam pak në modulin e lojës dhe më dha rezultat kjo gjë në ndërtimin e aksioneve. Play out-i është ndeshje më e rëndësishme e sezonet. Futbollistët janë në formën e duhur dhe do të jenë të gatshëm maksimalisht për atë ndeshjen.

Kontrata ime është deri në fund të kampionatit. Më pas do të ulem me presidentin dhe do të flasim. Për sa i përket interesimeve, asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka marrë në telefon. Është përmendur Gjilani dhe nuk ka pasur skuadër tjetër”, u shpreh Ramadani.