Dinamo fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e teknikut italian, Rodolfo Vanoli, përballë Tiranës. Tekniku italian dha opinionin e tij për këtë fitore dhe foli dhe për sezonin e ardhshëm në emisionin “Gol Pas Goli”.

Çfarë shije ka kjo fitore? – Qëkur kam ardhur ekipi është ngritur shumë. Na vjen keq për rezultatin me Kukësin, sepse mund të bënim më tepër dhe mbijetesa të vendosej në ndeshjen direkte. Merita është e gjitha e lojtarëve.

Lojtarët që do kesh në sezonin e ardhshëm? – Të jem i sinqertë kam respekt për të gjithë lojtarët. Do të flas dhe në fund të sezonit me presidentin. Unë dua të kem një ekip që të synoj dhe fitimin e Kupës dhe vitin e ardhshëm të kem një ekip të fitojë Kupën e Shqipërisë. Nëse unë do të vija më përpara, ekipi do të mund të shpëtonte.

Ku është përmirësuar skuadra? – Më vjen për të qeshur. Është një pyetje si provokuese. Megjithatë do t’iu kthejë përgjigje vitin tjetër.