Pasditen e sotme ul siparin e tij kampionati kombetar i Superliges, verdiktet e te cilit thuajse jane zgjidhur te tera prej javesh me perjashtim te skuadres se vendit te katert qe ka ende edhe pak shprese per shkuarjen ne Europe.

Por kuptohet qe vemendja me e madhe eshte spostuar per tek ndeshja finale e Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit e cila eshte planifikuar te luhet me 31 maj.

Nderkohe ka patur nje dileme se ku do te luhej kjo finale ngaqe stadiumi “Air Albania” ka qene i zene me finalen e Conference League dhe nuk dihej saktesisht se kur do te dorezohej nga UEFA. Per kete arsye, alternative ishte stadiumi “Elbasan Arena”.

Por sakaq diten e sotme çdo dileme ka marre fund. “Shkodra Sport” meson se ndeshja finale Vllaznia- Laçi eshte caktuar perfundimisht te luhet ne “Air Albania” me 31 maj.

Njekohesisht eshte caktuar edhe ora e nisjes se saj pikerisht ne 19.00. Vllaznia e Laçi do synojne ta bejne te vetin kete trofe dhe nderkohe mendohet qe edhe numri i tifozeve te pranishem ne stadium, sidomos i atyre shkodrane, te jete i madh./SHKODRA- SPORT.COM/