Shkodranet pasditen e sotme jane pare shume te zemeruar. Ndodhite e javes se fundit te kampionatit, i kane merzitur jo pak per faktin se Vllaznia mbeti ne vendin e peste ndonese fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 3-1 dhe kesisoj nuk arriti ta siguronte dot Europen permes kampionatit.

Ata jane pare shume te merzitur kryesisht me futbollistet e tyre por me teper, me drejtuesit. Kjo ngaqe i konsiderojna ata fajtore per kete deshtim te Vllaznise se sivjetme. Kjo ngaqe kuqeblute nuk duhej te kishin qendruar ne fatin e skuadrave te tjera rivale.

Sot ne fakt kane qene dy altenativa qe Vllaznia te siguronte Europen. Qe Vllaznia te fitonte ndaj Kastriotit (plotesisht e mundshme ngaqe krutanet nuk kishin asnje objektiv) dhe Kukesi te mos fitonte ndaj Tiranes (plotesisht e mundshme sepse bardheblute vertete e kishin siguruar titullin, por nuk kishte shume logjike te humbnin ne fushen e tyre, para tifozeve te tyre ne diten e festes. Perpos kesaj, sepse edhe Seferi deshitonte te fitonte “Kepucen e Arte”).

Kjo nuk ndodhi sepse llogarite ishin mbyllur qe prej dy javesh. Pikerisht ate dite kur Tirana luajti ndaj Vllaznise dhe e mundi ate, fale edhe nje premio te majme qe kukesianet kishin akorduar per bardheblute.Te pakten keshtu flitet ne opinionin sportiv dhe zakonisht keto thashetheme shpeshhere rezultojne te verteta.

Per Vllaznine sot kishte edhe nje shprese tjeter te vogel. Qe ajo te fitonte, te fitonte edhe Kukesi me Tiranen dhe te humbte Partizani ne Laç. Ne kete rast te tre keto skuadra do ishin me pike te barabarta dhe sipas rregullores, Vllaznia do te ishte e treta, Partizani i katerti dhe Kukesi i pesti.

Por as kjo nuk ndodhi sepse Partizani fiton 4-3 ne Laç!!! Ne keto kushte Vllaznia e pesoi serish dhe kjo prej aleancave te ndryshme. Pikerisht per keto arsye, ne Shkoder mendojne se… jane te vetem.

Per te gjitha keto arsye, ata kerkojne nga drejtuesit dhe futbollistet te jene me te pergjegjshem per t’i arritur objektivat permes kembeve te tyre dhe jo duke pritur “dhurata” nga te tjeret. Sepse kjo nuk do te ndodhe. Ndoshta asnjehere.

Historia ka treguar se Vllaznia gjithmone ka qene vetem dhe kunder te gjitheve. E tille vazhdon te jete edhe ne vitin 2022 dhe ndeshjet e sotme e treguan me se miri kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/