Diten e sotme, Tirana me shume mundesi pritet te luaje me me te miret ne sfiden me Kukesin. Keshtu, duket se bardheblute nuk duan qe te humbasin ne sfiden e fundit, por nga ana tjeter do te luajne per Taulant Seferin, qe te shpallet golashenuesi me i mire i Shqiperise.

Ne fakt, trajneri i Vllaznise, Mirel Josa, para pak ditesh i kerkoi Tiranes ne njefare menyre qe te luante ndershem me Kukesin, qe Vllaznia te shkoje ne Europe permes kampionatit dhe Tirana me shume mundesi, do ta beje.

Bardheblute e kane mbyllur çeshtjen e titullit, por tashme ata duhet te luajne per Taulant Seferin. Sulmuesi eshte ne lufte per “Kepucen e Arte”, teksa Tirana dhe shoket do te bejne te pamunduren, qe ta çojne te goli sulmuesin. Futbollisti ka 18 gola dhe eshte ne lufte me Guindon per te dale golashenues i Superiores.

Ne loje jane edhe 90 minuta dhe Seferi kerkon qe te shenoje sa me shume gola per te dale i pari ne vendin tone, per sa u perket golave. Nje diçka e tille mund t’i sherbeje pozitivisht Vllaznise, gjithmone nese shkodranet fitojne sot ndaj Kastriotit.

Sfida mes Tiranes dhe Kukesit, qe eshte edhe e fundit ne kampionat, nis ne oren 17:00, ashtu si ndeshja e Vllaznise ndaj Kastriotit.
Maringlen ZHIVANI