Kastrioti dhe Vllaznia do të ndeshen me njëra-tjetrën në javën e fundit të Superiores, me shkodranët që vijnë në këtë përballje me objektiva të qarta.

Vllaznia, që vjen si mike, do të kërkojë tre pikët për të siguruara Europën nga kampionati, për të mos rrezikuar më shumë në Kupë.

Nga ana tjetër, Kastrioti e realizoi objektivin mbijetesë dhe nuk është në lojë për asnjë objektiv. Gjithsesi ekipi i drejtuar nga Emiljano Çela nuk do ta ulë euforinë dhe pritet të japë maksimumin në këtë përballje.

LIVE| KASTRIOTI 1-1 VLLAZNIA

Kaina 58′ / Da Silva 46′, Gurishta (P) 78′