Ousman Dembele dhe Barcelona nuk do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, me sulmuesin që nuk do të rinovojë kontratën e cila i përfundon në fund të qershorit, teksa do të dalë lojtarë i lirë në treg.

Francezi ua ka komunikuar vendimin e tij drejtuesve të katalanasve, i cili nuk ka rënë dakort me kushtet e rinovimit dhe në këtë mënyrë me shumë gjasa do të udhëtojë drejt Parisit, aty ku PSG ka gati një fanellë për të.

Edhe pse Xavi Hernandez dhe gjithë stafi pas janarit kërkuan të rinovonin me të përsëri nuk u gjend një rrugë e mesme, dhe kështu blaugranat humbasin shumë nga largimi i një prej yjeve të skuadrës.