Vllaznia do ta mbylle sezonin e saj me ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise ndaj Laçit, me 31 maj, ku do te luaje ndeshjen e fundit dhe do te synohet kualifikimi ne Conference League, duke e fituar kete kupe.

Nese ky mision arrihet me sukses, veçanerisht per drejtuesit, do te dalin perpara sfida te reja shume te rendesishme, te cilat detyrimisht do te duhet te kerkojne zgjidhje sa me shpejt, pasi nese arrihet pjesemarrja ne Europe, ndeshjet kualifikuese nuk jane aspak larg.

E vetmja gje pozitive momentalisht per sezonin e ardhshem eshte qe drejtuesit kane konfirmuar ne krye te Vllaznise nje nga trajneret me te mire te Shqiperise, siç eshte Mirel Josa. Megjithate, ende nuk ka nje vendim ne lidhje me te ardhmen e ekipit, se kush do te qendroje apo kush do te afrohet.

Ne fakt, ketu ne kete mes ka edhe diçka pozitive, pasi trajneri Josa eshte konfirmuar per sezonin e ardhshem dhe ai eshte nje rol qe lidhet ngushte edhe me merkaton e veres, per te cilen duhet te nise puna menjehere pas ndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ndaj Laçit.

Shume lojtare mbyllin kontraten e tyre me Vllaznine ne fund te majit dhe jane futbolliste qe jane shume te rendesishem ne rolet e tyre dhe titullare absolut, teksa momentalisht klubi nuk u ka bere asnje oferte per te rinovuar. Megjithate, zhvillime te shumta tek Vllaznia pritet te kete ne fillimin e muajit qershor.
Maringlen ZHIVANI