Nga Adriatik DOSTI

Kjo eshte Tirana – kampione me e piset e historise se saj 102 vjeçare. Ndaj une kurren e kurres nuk do ta uroj!

Sepse shume sinqerisht une qe kam mbi gjysem shekulli qe e ndjek si rralle kush ekipin tim te zemres bardhe e blu, e kam te veshtire te gjej a te kujtoj nder dekada nje fund kampionati ku Tirona duke pritur te kurorezohet me titullin kampione e Shqiperise te jete mundur ne fushe te vet e para tifozeve te saj te mrekullueshem kaq piset siç u mund nga Kukesi e nje jave me pare edhe nga Dinamo e dale prej kategorie duke i fyer rende ata e duke e perdhosur kesisoj fanelen e historine e shkelqyer te sport klubit tone legjendar.

Sepse humbi ose me sakte shiti 4 ndeshje vetem ne 9 javet e fundit te Superliges ndaj Kastriotit, ndaj Laçit i la ndeshjen Dinamos dhe u mund nga Kukesi ne fushen e saj kur tifozet e saj te zjarrte prisnin qe ta mbyllnin kampionatin te pakten pa u mundur ne ndeshjen e kurorezimit te Titullit aq me shume, e riperseris, ne “Selman Stermasi”.

Une nuk do ta uroj kurre kete Tirane “kampione” qe nxiton ta ndaje suksesin e vet me komunistin bastard Tualet Balla e jo me tifozet e vet te mrekullueshem.

Une nuk do ta uroj kurre kete Tirane “kampione” qe ka ne krye tre xhambaze e persona te njohur e te akuzuar kush sa here publikisht per pazare e shitje ndeshjesh si Tefik Osmani , Orges Shehi e Kristi Vangjeli, te tre nder kryesoret e asaj c’ka ndodhi me denimin e rende te Skenderbeut nga UEFA.

Une kurre nuk do ta uroj kete lloj Tirane “kampione” qe mund Vllaznine per interes te Partizanit, qe pranon çdo lloj humbje nga çdo ekip, mjafton qe te shenoje gol Seferi, qe pranon te mundet ne fushe te vet diten qe do ngreje trofeun nga skuadra e komunistit Gjici qe pranon pazarin Laska – Halili duke e bere mjaft pis fanellen e rende historike bardhe e blu qe i hap rrugen per ne Europe Kukesit e ja mbyll ate Shkodres, etj, etj.

Une e kan te rende e te veshtire te uroj nje Tirone kampione qe kunder tradites se saj shumevjecare e historike sot eshte mbushur me maqedonas , afrikane, latino amerikane , shqiptare te Kosoves e sa per te prishur ”syrin e keq” ka ne perberje edhe nja dy-tre tironsa e nja 5-6 “tironsa” te tjere te huazuar ose thene me ndryshe te ardhur ne Tirone pas viteve 90.

Mua s’me ngjit kerkundi kjo Tirone kampione e sajuar, e drejtuar nga ata qe si lidh absolutisht asgje me klubin tone e historine e lavdishme te tij, e sidomos e drejtuar nga nje njeri totalisht i paafte si Refik Halili i lidhur me politiken per interesat e tija personale te biznesit e qe Tironen ka kohe qe e shfrytezon per interesat e tija vetjake e kurresesi per ate c’ka reklamon aq neveritshem.

Kjo s’eshte Tirona ime e as e jona, e besoj se me kete rast pjesa me e mire, me e llogjikeshme dhe ajo qe e do me zemer e me shpirt Tironen ma do mendja se eshte me mua e jo me “kampionet” qe shiten ndeshjet e mbi te gjitha fanellen, nderin, dinjitetin e historine e shkelqyer nder dekada te sport klubit tone i njohur ndryshe si Mbreti apo Mbreteresha e futbollit shqiptar.