Isco ka vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës, pasi lojtari nuk është më në planet e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Lojtari spanjoll ka përfunduar kontratën me “Los Blancos” dhe do të largohet si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano. Për mesfushorin spanjoll janë të interesuar skuadra italiane, Roma.