Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe sot trajner tek u-17 e kuqebluve, Edmond Doçi ka komentuar për fitoren e shkodranëve në kupë. Ish-kampioni i Shqipërisë vlerësoi performancën dhe mbylljen e sezonit në mënyrë të suksesshme. Në një moment ku edicioni mendohej se do shkonte drejt dështimit.

Doçi tha: “Ishte mbyllje e suksesshme e një sezoni shumë të vështirë. Vllaznia nuk mundi vetëm Laçin, por edhe aleancat që prej dy javësh në deklarata në media, ekipe të ndryshme shpreheshin kundër kuqebluve.

Ishte një edicion plot ulje e ngritje. Kjo për shkak edhe të ndërrimit të trajnerëve, por edhe formës së disa futbollistëve.

Tashmë uroj që Vllaznia të ecë sa më mirë edhe në Europë, e po ashtu në sezonin e ardhshëm të jetë pretendente për gjëra të mëdha në kampionat.

Vllaznia u-17? Jemi në finalen e kampionatit dhe atë të kupës. Patjetër që kënaqësia do ishte të triumfonim, kjo edhe për të shpërblyer sakrificën e gjithë djemëve. Por me kemi fitoren më të mëdha kur arrijmë që të dërgojmë lojtarë në ekipin e parë. Megjithatë ne do luftojmë fort për fitimin e të dy trofeve”.

Endri ÇINARI