Ka provuar te shpallet kampion dhe te fitoje trofe me ekipin e Tiranes, por nuk e kishte provuar kete ndjesi me ekipin e qytetit te tij te lindjes, Vllaznine. Dhe si rrjedhoje mbremjen e se martes eshte pare “i terbuar”.

E kemi fjalen per Auron Milotin, zevendestrajnerin e Vllaznise i cili ka fituar te parin trofe me kuqeblute ne rolin e zevendestrajnerit. Natyrisht qe kjo i ka sjelle shume kenaqesi dhe kete nuk ka qene e veshtire ta konstatoje.

Roni eshte pare te vrapoje si i çmendur ne fushe pas vershellimes se fundit te arbritrit Xhaja. Eshte pare te hidhet perpjete nga gezimi dhe ta ndaje kete moment te veçante bashke me pjestaret e tjere te stafit teknik, lojtaret dhe tifozet.

Karriera e tij e trajnerit ne Shqiperi sapo ka nisur (ne Austri ka drejtuar ne nivele te uleta) dhe gjate saj mund te kete edhe trofe te tjere qe do te fitoje, por padyshim qe ky i pari i fituar me Vllaznine, do te mbetet gjate ne kujtesen e tij.

Auron Miloti e nisi karrieren e tij si futbollist me Vllaznine me te cilen luajti pak kohe para se te transferohej tek Tirana nderkohe qe eshte rikthyer te luaje perseri te Vllaznia ne sezonin 1998-99, e me pas ka kaluar ne Austri, aty ku dhe e mbylli karrieren e tij sportive./SHKODRA-SPORT.COM/