Ardit Krymi eshte prane nisjes se nje aventure te re ne Bjellorusi, e para per te jashte vendit dhe per kete arsye permes nje postimi ne rrjetet sociale ka dashur te falenderoje te gjithe ata qe e kane mbeshtetur ne keto vite qe ka qene pjese e Vllaznise. Ja postimi i tij:

Pershendetje

Te dashur tifoze dhe dashamires te sportit shkodran.

E ndjej per detyre t’iu informoj per largimin tim nga nga Shkodra, nga ekipi zemres Vllaznia.

Dua te falenderoj presidentin Alban Xhaferi, gjithe stafin drejtues te ekipit gjithashtu dhe trajneret e mrekullueshem me te cilet une kam punuar dhe jam stervitur çdo dite me to, duke mos harruar dhe tifozet e jashtezakonshem qe Vllaznia ka dhe do te kete gjithmon te cilet na kane mbeshtetur ne çdo cep te Shqiperise dhe ne çdo veshtiresi qe kemi kaluar dhe kurre nuk na kane braktisur.

Nje falenderim shum i madh shkon per te gjithe lojtaret ku me te cilet une kam jetuar çdo moment si ne raste gezimi ashtu dhe ne trishtimi. Po ashtu nuk dua te perjashtoj dhe punetoret e logjistikes te cilet na kane ndenjur gati ne çdo moment.. Besoj se ne keto 2 vitet e fundit Vllaznia ka bere hapa pozitiv duke fituar kupen e Shqiperise 2 her rresht dhe shpresoj shume qe kete vit te shpallet fituese e kampionatit..

Largohem nga Shkodra krenar per kontributin qe kam dhene per kete qytet dhe shpresoj qe nje dite te kthehem prape.

Mirupafshim Vllazni!