Pas dy trofeve te fituara me Vllaznine, Mevlan Adili ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdoje karrieren e tij. Ai eshte duke pare per oferta jashte vendit, nderkohe qe e konfirmon edhe njehere faktin se “ne Shqiperi do te luaje vetem per skuadren shkodrane”.

Gjate nje lidhje te drejteperdrejte me emisionin “Fair Play” nga Shkupi ku po kalon disa dite prane familjes se tij, numri 4 i kuqebluve, njeriu qe i dha Kupen kuqeblute me ate gol te shenuar ne minuten e 95-te te finales me Laçin, shprehet:

“Kontrata ime me Vllaznine ka perfunduar por nderkohe drejtues te klubit me kane shprehur deshiren per te vazhduar bashkepunimin. Une kam folur gjate me presidentin Xhaferi dhe ia kam bere te qarte se do te pres edhe per disa dite per ndonje oferte jashte vendit.

Nese kjo nuk realizohet, atehere ai e di qe une ne Shqiperi, Vllaznine nuk e nderroj me asnje ekip tjeter. Shkodra dhe Vllaznia jane bere pjese e rendesishme jo vetem e jetes time, por edhe e familjes time”- eshte shprehur Adili./SHKODRA-SPORT.COM/