Si lojtar ka provuar ndjesen e fitores se titullit kampion, por dje e provoi kete ndjesi edhe si trajner. Edmond Doçi bashke me Vllaznia U17 u shpallen kampione te Shqiperise per sezonin 2021-2022 duke mundur ne finale 5-0 ekipin e Shenkollit.

Vete Doçi eshte pare shume i emocionuar pas ketij trofeu, por me shume ka dashur t’i kushtoje rendesi suksesit te djemve ne fushen e lojes. I vlereson maksimalisht ata dhe i perkufizon me shprehjen: “Jane lojtare qe dine te bejne diferencen”.

Nje gje te tille e ka pohuar pas ndeshjes kur eshte shprehur: “Mendoj se eshte nje titull mës i merituar, edhe për vetë rrugëtimin që kemi bërë. I falenderoj djemtë për cfarë kanë bërë. Janë lojtarë që dijnë ta bëjnë diferencën. Suksesi fillimisht shkon për ata. Gjëja më e rëndëishme është që këto djemë tregojnë vlera.

Po punojmë fort, po punojmë që këto djem të kenë një të ardhme. Shpresoj që ato të ecin. është kënaqësi e madhe përsonalisht edhe për mua, pasi është kupa e parë. Normalisht që ka emocione për suksesin, por me shumë emocione ka gjatë ndeshjes, sigurisht”.

Te plote prononcimin e trajnerit Doçi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: