Vllaznia është në prag të disa ndryshimeve të mëdha në skuadër. Futbollistë titullarë, të cilët shkëlqyen në këtë sezon, janë drejt kalimit në liga më të forta, me shkodranët që do të vendosen në lëvizje për t’i zëvendësuar.

Ndoshta, Fjoart Jonuzi mund të quhet i ikur. Kuksiani, pas dy sezonesh shumë të suksesshme në Shkodër, është gati të transferohet në një kampionat më të rëndësishëm, pas eksperiencave me Kukësin, Laçin dhe Gjilanin, para se të kalonte te Vllaznia.

Me shumë mundësi, 25-vjeçari nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjet e Conference League, megjithatë një gjë e tillë mbetet për t’u parë.

Ndryshe nga Jonuzi, Victor Da Silva do të jetë pjesë e Vllaznisë në ndeshjet e Conference League. Klubi dhe futbollisti kanë gjetur akordin për të rinovuar edhe për një sezon, teksa në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.
Maringlen ZHIVANI