Në mbrëmjen, kur Vllaznia siguroi trofeun e dytë rradhazi të Kupës së Shqipërisë, Ante Aralica nuk shkëlqeu. Sulmuesi zhvilloi një ndeshje, në të cilën nuk ia doli të bënte diferencën nga pjesa tjetër e skuadrës.

Si Brdariç, si Plori, por tashmë edhe Josa, janë përpjekur që ta menaxhojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë gjithë sezonit, por me pritshmëritë që nuk u arritën të plotësoheshin. Me kontratën që ende do edhe një vit që të skadojë, nuk dihet nëse sulmuesi do të vijojë me Vllazninë apo do të vazhdojë rrugëtimin në një tjetër skuadër.

Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se, largimi mund të ndodhë që këtë verë, me sulmuesin i cili ndoshta do e mbyllë eksperiencën e tij te Vllaznia edhe me një Kupë Shqipërie, atë të fituar kundër Laçit, që u luajt më 31 maj në “Air Albania”.

Nga sa mësohet nga burime të “Shkodra Sport”, Aralica ka një kontratë 1+1. Nëse do rinovohet, opsioni i rinovimit është me rritje page nga klubi. Për sulmuesin, do të shihet në vazhdim se çfarë do të vendoset, teksa për të është e hapur gjithçka dhe në ditët në vijim, do të vendoset edhe vazhdimësia e Aralicës me Vllazninë.

Ky vendim do të vijë në momentin që do të mblidhet klubi dhe pastaj të vendoset për merkaton, drejtorin e ri sportiv apo edhe shumë gjëra të tjera për t’u zgjidhur.
Maringlen ZHIVANI