Ish- sulmuesi i Vllaznise Silvio Rodrigues Pereira Junior nga sot ka nisur nje aventure te re ne nje skuader te re. Ka qene vete lojtari i cili ka bere te ditur se tani e tutje do te jete pjese e skuadres Persebaya ne Indonezi.

28 vjeçari i pelqen te provoje aventura te reja dhe nga sot ka nisur nje tjeter ku padyshim qe do te synoje te tregoje vlerate tij me te mira, te cilat i pat treguar edhe te skuadra shkodrane.

Silvio Junior ka luajtur dy here te Vllaznise, fillimisht ne sezonin 2018-2019 dhe me pas u rikthye ne janar te vitit 2020 duke luajtur deri ne veren e atij viti.

Gjate ketyre dy periudhave ai u mundua qe te linte gjurme me aktivizimin e tij duke qene edhe golashenuesi kryesor i ekipit, megjithate me pas, zgjodhi qe ta vazhdonte karieren ne Azerbajxhan fillimisht e me pas ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Tani do te luaje ne Indonezi ku do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira./SHKODR-SPORT.COM/