Alen Sherri e ka mbyllur me klubin e Laçit dhe portieri pritet të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. Gjatë sezonit të shkuar, te Laçi u aktivizua Mario Dajsinani në portë, çka bëri që Alen Sherri të luajë vetëm 3 ndeshje në Superiore.

Kjo situatë, e ka shtyrë portierin 24-vjeçar të largohet. Te Laçi nuk janë të shqetësuar, pasi kanë edhe për tri vite të tjera shërbimet e Dajsinanit, por po kërkojnë një portier të dytë.

Emri më i përfolur, është ai i portierit 33-vjeçar, Dashamir Xhika. Gardiani me eksperiencë e ka mbyllur bashkëpunimin e tij me ekipin e Kukësit, pasi palët nuk kanë qenë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e për të rinovuar. Laçi e konsideron Xhikën si portierin e duhur për të qenë zëvendësuesi i Dajsinanit.

Nderkohe tashme mbetet per t’u pare se cili do te jete destinacioni i shkodranit Alen Sherri. Per te u fol se mund te levizte drejt Shkendise se Tetoves, por vete portieri nuk ka deshiron ta nise kete aventure ngaqe nuk e ka vendin te sigurte