Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, është duke u diskutuar mbi Kombëtaren. Debat ka pasur edhe mes Nevil Dedes me Starovën.

Ky i fundit i ka vendosur përgjegjësi Brojës te topi i humbur në momentin e golit të parë të pësuar. “Broja ka një të keqe, nuk e dallon dot veten në çfarë zone është dhe kur duhet të pasojë topin”.

Në atë moment, është Nevil Dede që ka nderhyre dhe ka shprehur nje mendim të kundërt me ate te Staroves kur eshte shprehur”: Shikoje pak ku ndodhet Broja, në të 1/3 e zonës kundërshtare.

Pasi humb topin Broja ke 7 lojtarë të tjerë të Shqipërisë, ku ishin ata? Numëroji, numëro edhe sekondat. Si mund të lësh fajin Brojës aty, nuk ka kuptim”, tha Dede. /Sprot Ekspres/