Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit. Starova tha se trajneri Reja ka disa përgjegjësi për humbjen, duke filluar nga zëvendësimet dhe që nuk di të menaxhojë avantazhin.

Për Brojën, Starova u shpreh se duhet të shikojë zonën ku është, sepse goli i barazimit erdhi nga një top i humbur prej tij.

Fakti që nuk mori përgjegjësi për humbjen, është punë e Rejës. Do kemi kohë të bëjmë analizën për Rejën, se çfarë dha për Kombëtaren. Ishim dy herë në avantazh, trajneri nuk diti të menaxhojë rezultatin. Nga zëvendësimet ndaj Izraelit, vetëm Çekiçi bëri diçka dhe duhej të futej më parë.

Rejës i gabon skuadra. Kur je në avantazh dhe të marrësh gol nga kundërsulmi është e papranueshme. Përgjegjësia e Rejës, është që nuk menaxhoi avantazhin, i ra skuadra, bën zëvendësime që nuk japin rezultat.

Broja bën gabim që nuk dallon në çfarë zone është, që humb topin në mesfushë. Ai lloj gabimi në mesfushë, solli golin e barazimit. Për këtë gabim, ka faj edhe trajneri me të tjerët.

Reja gabon te zëvendësimet, futet Ramadani dhe del Asllani, del Bajrami dhe futet Gjasula. Ndërkohë që duam gol për fitore, kemi lënë përpara Uzunin dhe Brojën. Kemi Gjasulën dhe Ramadanin shkatërrues, në një moment kur duhet goli.