Shënimi i shumë golave, shërbimi i shumë asistimeve, fitimi i shumë trofeve ekipore dhe individuale mund të mos mjaftojnë për të shmangur kritikat. Ky është rasti i Lionel Messit, i cili jeton në përballjen e përjetshme me Diego Armando Maradona.

Pulce akuzohet se nuk e ka udhëhequr Argjentinën për të fituar Kupën e Botës, gjë që e bëri Pibe de Oro në vitin 1986. Për më tepër, pas largimit nga Barcelona ka nga ata që e kritikojnë se nuk është shprehur në nivele të ngjashme as në Paris Saint- Germain.

Nuk janë të paktë ata që besojnë se në sistemin Blaugrana ai mund të lartësohej, pasi skuadra ishte ndërtuar rreth tij dhe që e imagjinonin se diku tjetër do të kishte më shumë probleme adaptimi. Në Paris, performanca e tij ishte pak më poshtë pritshmerive…

Edhe Marco van Basten nuk ka munguar të shprehë disa dyshime për vlerën e Messit. I intervistuar nga France Football, ish-kampioni i Ajax-it dhe Milanit është shprehur kështu për argjentinasin:

“Pele, Maradona dhe Cruyff për mua janë tre më të mëdhenjtë në histori. Messi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në një ekip. Nuk është ai që e vë veten përpara për të shkuar në luftë”.

Van Basten beson se numri aktual 30 i PSG-së i mungon pak personaliteti për të qenë një forcë e vërtetë lëvizëse. Është një vëzhgim që kanë bërë edhe të tjerë vitet e fundit. Pavarësisht se është një lojtar tepër i talentuar nga pikëpamja teknike, të cilën askush nuk mund ta vërë në dyshim, disa herë dukej se i mungonte diçka për sa i përket drejtimit.

Është e qartë se të kritikosh një lojtar si Messi që ka grumbulluar kaq shumë gola, asistime dhe trofe është një ushtrim i vështirë. Por dikush si van Basten mund ta përballojë atë, që nga kulmi i karrierës së tij të madhe dhe tre Topat e Artë./telesport/