Bayern Munich vazhdon të refuzojë ofertat për sulmuesin Robert Lewandowski. E dyta herë që ndodh gjatë merkatos së verës.

Kampionët e Gjermanisë kanë theksuar se polaku duhet të respektojë kontratën, që i përfundon në fund të sezonit.

Mediat në Spanjë raportojnë se pas ofertës 30 milionë euro, Bayern nuk ka pranuar as 32 milionë euro plus pesë bonuse.

Gjermanët duan 40 milionë euro, që t’i investojnë më pas për të blerë nga Liverpool senegalezin Sadio Mane.