Interi bëhet gati për lëvizje të rëndësishme në këtë verë, pasi po tenton të kthejë Romelu Lukakun ndërsa do të firmosë edhe me Paulo Dibala. Por plaent e Simone Inzagit për një sulm të jashtëzakonshëm të këtyre dy lojtarëve përkrah Lautaro Martinez, duket se mund të prishen.

Dyshja Lautaro Martinez-Lukaku ishte një nga kontribuueset kryesore për titullin kampion dy sezone më parë dhe tifiozët e Interit ëndërronin të shihnin përsëri LuLa në veprim me Dibalan që vepronte përkrah tyre.

Por Antonio Konte, sipas mediave italiane, ia ka vënë sytë argjentinasit dhe po bëhet gati të dërgojë një ofertë të rëndësishme financiare në zyrat e zikaltërve.

Interi nuk e ka deklaruar ende të pashitshëm Lautaro Martinez dhe një ofertë nga klubi anglez do të ndihmonte që të bënte më të thjeshtë kthimin e Lukakut si dhe afrimin e Dibala.

Nuk flitet ende për shifra por gjithsesi te zikaltërit janë të bindur që oferta duhet të jetë shumë tunduese që të lënë të largohet një sulmues të tillë.