Kumbulla është një lojtar shumë i rëndësishëm për Romën e drejtuar nga Jose Mourinho.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë ka patur disa oferta, ku më e fundit është ajo e Torinos. Por mesa duket fjalët e mira të “Special One” në drejtim të Kumbullës kanë dhënë efekt, ku me një postim në Instagram, Kumbulla i ka vendosur kapakun thashethemeve të merkatos.

Kumbulla premton besnikëri te Roma me fjalët e thëna në drejtim të klubit kryeqytetas.

Postimi i plotë:

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit plot me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti 2022/2023”, shkruan Kumbulla në statusin e tij.